Ka nisur darka joformale mes Lajçakut, Kurtit dhe Vuçiqit

Aktuale

Ka nisur darka joformale mes Lajçakut, Kurtit dhe Vuçiqit

Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:12
Foto nga takimi

Darka joformale mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe të emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, që nga ora 19:45.

Kjo darkë sipas RTK-së do të mbahet në periferi të Berlinit.

Kryeministri Kurti, ka thënë se pret që gjatë këtij takimi të kuptojë më mirë se e vetmja marrëveshje pas një dialogu parimor në mes të Kosovës dhe Serbisë është ajo që është ligjërisht e obligueshme, e bën normalizimin e plotë sepse e ka në qendër njohjen reciproke.

Sipas Kurtit në Evropë janë të brengosur që Serbia nuk u rreshtua me Bashkimin Evropian, NATO-n e ShBA-në duke mos i vendosur sanksione Rusisë, pas pushtimit të Ukrainës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat