Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur mbrëmë në një televizion të Shqipërisë për librin e tij “Përplasja e Madhe”.
Në këtë emision, Hoxhaj ka folur edhe për urgjencën e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë për njohje të ndërsjellë.
Ndër tjerash, Hoxhaj e ka përmendur edhe një fakt të padëgjuar nga zyrtarët e Kosovës, ku thotë se kryeministri Edi Rama e kishte dhënë propozimin që Hashim Thaçi të bëhej President i Shqipërisë.
“Pas Plakut të Vlorës e meriton më shumë prej të gjithëve”, ka thënë Hoxhaj.