Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, cili është qëndrimi i kancelarit Scholz?

Aktuale

Shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës e Serbisë, cili është qëndrimi i kancelarit Scholz?

Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:35
Scholz

Kancelari gjerman Olaf Scholz është pyetur gjatë konferencës për media me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq rreth shkëmbimit të territoreve si një zgjidhje të mundshme ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Scholz nuk është përgjigjur herën e parë, por kur një gazetar gjerman ia ka përsëritur pyetjen ka thënë. ” Kjo nuk është në agjendë fare. Këtë nuk jemi duke e diskutuar”.

Ndryshe, kancelari gjerman Olaf Scholz është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Berlin.

Scholz ka mbajtur konferencë të përbashkët edhe me kryeministrin Kurti, pas takimit që pati me të.

Pas takimeve të Scholzit me Kurtin e Vuçiq, po raportohet se emisari special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajcak, është në një darkë joformale me kryeministrin kosovar dhe presidentin serb në periferi të Berlinit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat