Haziri: Nuk është marre që Kurti ta rishikojë marrëveshjen për Asociacionin

Aktuale

Haziri: Nuk është marre që Kurti ta rishikojë marrëveshjen për Asociacionin

Më: 4 maj 2022 Në ora: 21:50
Lutfi Haziri

Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka folur rreth formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Haziri ka hedhur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të cilin thotë se mund ta rishikojë edhe një herë marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015.

“Kur një marrëveshje e ke kundërshtu me të gjitha mjetet politike nuk është marre me thënë po e rishikoj se u tërheq prej zotimeve tjera prej kundërshtimeve të veta sepse marrëveshja e 2015 nuk i jep të drejta ekzekutive Asociacionit dhe nuk e njeh të drejtën e kontrollit në territorin që është e rrezikshme sepse i jep autonomi autoriale”, tha Haziri.

Tutje, ai deklaroi se vërejtjet që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese lidhur me këtë marrëveshje kanë qenë “pastrimi i termave në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.

“Terminologjia është pastru, janë pastru termat në kundërshtim kushtetues domethënë janë largu dhe ka krehë e ka bërë më të qartë e ka zbardhë sepse në fund të dokumentit me insistimin e Mustafës si kryeministër ështrë vendosur që Gjykata Kushtetuese me thënë fjalën e vetë”, tha ai.

Madje, Haziri shton se liderët politikë kosovar në dialog me Serbinë duhet përdorur faktin se “Serbia po e kundërshton këtë marrëveshje”.

“Ky është triku politik që në vend se të themi se Serbia po kundërshton marrëveshjen sipas dakordimit po kërkon marrëveshjen me origjinë, edhe me bart problemin në Beograd ne kemi marrë atë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat