Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Berlin ka takuar ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Ai thekson se e ka falënderuar nikoqiren për qasjen e saj parimore dhe qëndrimin aktiv proevropian.
“Diskutuam për shumë pika, nga siguria te energjia, bashkëpunimi rajonal dhe dialogu”, është shprehur Kurti.
“Ndajmë të njëjtat mendime që demokracia e vërtetë dhe zhvillimi ekonomik shkojnë dorë për dore”.