Musliu-Shoshi komenton darkën e Kurtit me Vuçiq: A ka thika në tavolinë?

Aktuale

Musliu-Shoshi komenton darkën e Kurtit me Vuçiq: A ka thika në tavolinë?

Më: 4 maj 2022 Në ora: 23:21
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, e ka komentuar darkën joformale në Berlin, të kryeministrit kosovar Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Musliu-Shoshi, ka përmendur ”thikat” e shumëpërfolura të Kurtit në atë kohë si kryetar i Vetëvendosjes, me të cilat i referohej idesë së shkëmbimit të territoreve, në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo po ashtu i ka rikujtuar edhe shprehjen e vet Kurtit, të cilën shpeshherë si deputet në Kuvendin e Kosovës i drejtohej ish-kryeministrit Hashim Thaçi, me fjalët ”Bëhu serioz”.

”A ka thika në tavolinë?
Bëhu serioz, kryeministër!”,
shprehet Musliu-Shoshi ndërsa ka ndarë fotografinë e treshes nga darka e sontme në Gjermani

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat