Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se këtë muaj, kryeministri Albin Kurti do t’i vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtë njoftim e bëri, pasi fotografia e Kurtit me Vuçiqin mori një mal me reagime nga përdoruesit e Facebook’ut.
“Takimet e kryeministrit Kurti në më pak se gjashtë muaj. E muaji maj do të jetë me përplot takime tjera të rëndësishme. Vazhdojmë nesër me ministren gjermane të Mbrojtjes, e pastaj me vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkroi Kryeziu në Facebook, duke ia bashkangjitur disa fotografi nga takimet e Kurtit.
Ndryshe, përdoruesit e rrjeteve sociale, i kanë kujtuar Kurtit momente të ndryshme nga historia e tij opozitare, kur kundërshtonte dialogun Kosovë-Serbi dhe i sulmonte pjesëmarrësit e palës kosovare me etiketa të ndryshme.