Lutfi Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Kurti nuk është i gatshëm të nënshkruajë ndonjë marrëveshje sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.
“Nuk mendoj që Kurti është i gatshëm të nënshkruajë ndonjë marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë”, tha Haziri.
Sipas tij, nëse Kosova dhe Serbia nuk do kenë progres në dialog, e kanë të pamundur të hyjnë përsëri në Shtëpinë e Bardhë.
“Në Washington nuk mund të hyjnë pa pasur progres në bisedime, në Shtëpinë e Bardhë është shumë e qartë tash e 10 vite, asnjë kryeministër i regjionit tonë, në këtë rast i Kosovës dhe i Serbisë nuk mund të hyjnë në Shtëpi e Bardhë pa pasur progres”, tha Haziri tutje.
Teksa shtoi se çështjen e dialogut, nuk kanë mundur ta përballojnë edhe tri qeveritë që kanë qenë më herët prandaj e kanë mbyllur mandatin.
“Tri qeveritë nuk kanë mundur ta përballojnë çështjen e dialogut dhe kërkesat e partnerëve prandaj nuk kanë mundur ta mbyllin mandatin”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket qeverisë Kurti, Haziri shtoi se e vetmja gjë që kanë bërë në 1 vit qeverisje, është fakti që i kanë sjellur burgjet e Danimarkës në burgje të Kosovës.