Analisti politik, Shkëlzen Gashi i doli në mbrojtje kryeministrit Albin Kurti, pas kritikave që mori në lidhje me darkën me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Gashi në një postim në Facebook u shpreh se në tri zgjedhjet e fundit parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do të negociojë me Serbinë.
Kështu, sipas tij takimi Kurti-Vuçiq është në përputhje me premtimet elektorale të LVV-së, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Në tri palë zgjedhje nacionale rresht -- 11 qershor 2017, 6 tetor 2019, dhe 14 shkurt 2021 -- Lëvizja Vetëvendosje! ka deklaru publikisht se do të negociojë me Sërbinë. Prandaj, takimi i kryeministrit Kurti me presidentin Vuçiq është në përputhje me premtimet elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje!