Deputeti nga radhët e ‘listës Guxo’, Haxhi Avdyli ka reaguar në lidhje me përplasjet dhe zhurmat që opozita po i krijon në seancën e Kuvendit.
Ai tha se kjo nervozë e partive opozitare flet shumë për krizën e tyre.
“Humbja e pushtetit nga ta si duket ka shkaktuar traumë të rëndë psikologjike. Por trauma më e madhe si duket po vie nga frytet e mira në qeverisjen e mirë të listës së referendumit të 14 shkurtit”, shkroi Avdyli në Facebook, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Kjo nervozë kaq e madhe e opozitës e shpërfaqur përmes zhurmës e anarkisë flet më shumë për krizën e tyre.
Humbja e pushtetit nga ta si duket ka shkaktuar traumë të rëndë psikologjike. Humbja e privilegjeve korruptive nuk po arrihet të gëlltitet lehtë.
Por trauma më e madhe si duket po vie nga frytet e mira në qeverisjen e mirë të listës së referendumit të 14 Shkurtit.