Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, i thotë opozitës të mos gjuajnë me shishe të qelqit, kjo pasi opozita sot i ka përdorë shishet për të bërë zhurmë në mënyrë që të t’ia vështirësojë pozitës mbajtjen e seancës.
Ajo ka ironizuar, duke thënë se pastaj duhet t’i rikthejnë në Kuvend shishet e plastikës.
Postimi i plotë në Facebook:
O veç me shishe të qelqit mos gjuni se tani duhet me i kthy shishet e plastikës...
Ta mbrojmë mjedisin
Seanca e sotme e Kuvendit nuk ka kaluar pa zhurmë, deputetë të opozitës kanë goditur tryezat dhe kanë fishkëlluar, ndërsa deputetët e LVV-së po flasnin në foltore.