16 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë
Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar tetë pacientë.
Aktualisht, numri i rasteve aktive është 402.
Njoftimi i plotë
05 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.580 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.166 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.781 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 789 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577.
Në total numri i rasteve aktive është 402.