Haxhiu takon homologun danez, flasin për bashkëpunim

Aktuale

Haxhiu takon homologun danez, flasin për bashkëpunim

Më: 5 maj 2022 Në ora: 15:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është takuar me homologun e saj danez, Mattias Tesfaye, gjatë vizitës zyrtare në këtë vend.

Ajo ka thënë se ka ritheksuar gatishmërinë që Kosova dhe Danimarka të kenë bashkëpunim të shtuar në të ardhmen.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Mbretërinë e Danimarkës, takova homologun tim danez, ministrin e Drejtësisë, Mattias Tesfaye,

të cilin e urova për detyrën e re si dhe ritheksova gatishmërinë për bashkëpunim të shtuar si partnerë të rëndësishëm për interesat e të dy vendeve tona”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat