Deputeti i VV-së Haki Abazi ka reaguar pas përpalsjeve në kuvend ndërmjet të partisë në pushtet dhe PDK-së, ku PDK-ja pengoi votimin e dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Abazi në rrjetin social Facebook ka shkruar se zhurma të cilën e ka krijuar PDK,LDK dhe AAK është qyqarllak dhe frikë nga progresi i reformimit.
Postimi i plotë:
Piskama e PDK, LDK dhe AAK në kuvend është qyqarllak dhe frikë nga progresi dhe suksesi i reformimit. Ata që e shkatrruan dhe e vjedhën dhe i falën tokën vetës po i druhen drejtësisë dhe po duan që të bllokojnë punën e Kuvendit.
Ata që i mbajtën Serbisë zhagun sa ishin në pushtet sot duan të bllokojnë punën e institucioneve demokratike me legjitimitet qytetar pikërisht në momentin e avancimit të pozitës ndërkombtare të vendit. Kënd po e mbrojnë dhe kënd po e përfaqësojnë, në interes të kujt janë duke vepruar.