Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj, sot ka vizituar në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
Pas vizitës, Hoxhaj tha se asnjëherë nuk i ka parë ish-krerët e UÇK-së më të vendosur, më të përgatitur dhe përplot energji për të fituar betejën në Hagë.
“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli kanë fituar shumë beteja dhe sfida së bashku, por, asnjëherë më parë nuk i kam parë më të vendosur, të përgatitur, përplot energji për të fituar edhe betejën në Hagë, e cila është vetëm vazhdimësi e luftës për liri dhe pavarësi e krerëve të UÇK-së”. Ka shkruar Hoxhaj në një postim në Facebook.
“Triumfi i tyre në Hagë, do të jetë triumfi i Kosovës!”, shtoi ish-kryetari i PDK-së.
Këtë vizitë, Hoxhaj e bëri bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn, nënkryetarin e së njëjtës komunë, Kujtim Gashin, dhe anëtarin e kryesisë së PDK-së në Prizren, Nehat Elshanin.