Ministri i Shëndetësisë nga nesër shkon për vizitë në ShBA

Aktuale

Ministri i Shëndetësisë nga nesër shkon për vizitë në ShBA

Më: 5 maj 2022 Në ora: 22:06
Rifat Latifi

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, do të marr pjesë nesër në konferencën shkencore të 19-të vjetore Louis R.M. Del Guercio  në SHBA si Profesor vizitues i  Hulumtimeve shkencore, që organizohet në Kolegjin Mjekësor të Nju Jork, në Valhalla, një nga fakultetet  e mjekësisë më të vjetra në SHBA (1861), tash anëtar i Toro Univeristy, një nga Universitetet më të njohura në botë.

Ministri Latifi do të bisedojë me lidershipin e Universitetit të Touro-s për bashkëpunim në fusha të ndryshme shkencore dhe mjekësore dhe të tjera.

Gjatë qëndrimit në SHBA,  Ministri Latifi do te  vizitoj edhe  Spitalin Ushtarak Walter Reed, Qendrën e Simulimit të Armatës Amerikane në Uashington si dhe Universitetin e Arizonës, ku do të takohet me udhëheqësit e këtyre institucioneve, në kërkim të bashkëpunimit për implementim e qendrave të ekselencës, të parapara me programin e transformimit të shëndetësisë së Kosovës.

Gjithashtu, ai do të takohet edhe me shumë mjekë e liderë të komunitetit shqiptar në SHBA për të diskutuar metodat më të mira të kthimit të trurit shkencor shqiptar në SHBA në Kosovë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat