Opinionisti Dardan Sejdiu, po vlerëson se marrëveshja e Washingtonit, ka qenë sinjali i parë që Serbia vendosi largimin nga ombrella ruse.
Sejdiu u shpreh në Rubikon me Adriatik Kelmendin, se këtë e dëshmon pjesëmarrja e palës së saj në Shtëpinë e Bardhë atë kohë, pas shumë vitesh.
”Serbia e ka të rëndësishme, jashtëzakonisht, prej marrëveshjes së Washingtonit kur ka hy në Shtëpi të Bardhë pas sa vitesh, që të vazhdojë të afrohet me ShBA-të”.
”Sepse ka vendos largimin nga ombrella ruse. Marrëveshja e Washingtonit, është shenja e parë, kush ka dashtë me e lexu”.
”ShBA janë në pozicion fare të qartë se çka duan në Ballkan, duan ta vendosin krejt ombrellën e saj mbi të. Tash këtu kush luan më mirë? – ai merr më së shumti nga ShBA”.
”Pozicioni i Kosovës, sa ma shumë rreshtohet Serbia andej, është pozicion ku bëhet vështrë e më vështirë, me nxjerrë hapësirë manovrimi”.
”Arsyeja pse Kurti ka forcu pozicionet e veta brenda, është e vetmja alternativë për dialog, sepse nuk ka lënë shumë hapësirë tjetër”.
”I vetmi që i mbet është mbështetja brenda”.