Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka folur për dëmin që e shkaktuan sot në Parlamentin e Kosovës, meqë godisnin tryezat e sallës plenare gjatë seancës, me shishe qelqi.
Sipas tij kjo ishte forma më e dëmshme e vogël, që do t’ia bënin kuvendit në një rrethanë të tillë politike, kur bëhet fjalë siç thotë ai për respektimin e kushtetuteshmërisë dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.
”Është forma më e dëmshme e vogël në këtë rrethanë politike që ne të kundërshtojmë dhe të bëjmë efektin e duhur që të mos ketë mbarëvajtje të seancës, edhe pse u bë zhurmë e madhe nuk u ndaluam”.
”Zgjidhja më e mirë do të ishte që të respektojnë nga fillimi atë që e kemi kërkuar deri më sot.
Sigurisht, protesta është e garantuar edhe me kushtetutë. Ne kishim synim edhe të protestojmë. Atë e kemi bërë edhe në Kuvendin e Kosovës. Dhe nëse ne si deputetë nuk arrijmë që të respektojmë dhe t’i nënshtrohemi Kushtetutës së Kosovës, atëherë për çfarë opozite bëhet fjalë”.