Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh të Covid-19.
Nga raporti nuk kemi asnjë vdekje dhe 11 raste pozitive, përcjell “Bota sot”.
Në total numri i rasteve aktive është 406.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/May/06/auto_279755645_309793621324460_791077558961882816_n1651842181.jpg)
Postimi i plotë
06 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.774 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.237 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.869 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 770 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.584.
Në total numri i rasteve aktive është 406.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
__________________