Besian Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ia ka dhënë meritat opozitës për anulimin e konkursit të shumëpërfolur të Korporatës Energjetike të Kosovës ku u punësuan familjarë të menaxhmentit të KEK-ut dhe militantë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Mustafa në një postim në “Facebook”, ka thënë se mbikëqyrja e opozitës ka prodhuar rezultat.
“Mbikëqyrja e opozitës prodhon rezultat. Patëm kërkuar anulim dhe padi për të gjithë të përfshirët në këtë krim. Dje u themelua komisioni hetimor parlamentar, sot e analuan konkursin. E kur të fillon komisioni punën thellësisht? Çfarë shkeljesh tjera do zbulohen?…”, ka shkruar Mustafa në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë
Mbikëqyrja e opozitës prodhon rezultat.
Patëm kërkuar anulim dhe padi për të gjithë të përfshirët në këtë krim.
Dje u themelua komisioni hetimor parlamentar, sot e analuan konkursin.
E kur të fillon komisioni punën thellësisht? Çfarë shkeljesh tjera do zbulohen?…