Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e lindjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, ka thënë se ai është figura më dinjitoze dhe kyçe e historisë sonë kombëtare dhe lidhja jonë më e fuqishme me botën e qytetëruar evropiane.
Në mesazhin e presidentes Osmani, thuhet se në ditën e lindjes së tij, e kujtojmë kryetrimin që mbetet simbol i bashkimit, krenarisë dhe dinjitetit tonë kombëtar.
“Ai mbrojti Evropën, bashkësinë e popujve në të cilën synojmë të jemi edhe ne.
Figura e Skënderbeut do të na shërbejë si frymëzim dhe udhërrëfim drejt cakut tonë”, thuhet në mesazhin e Osmanit.