Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një postim të saj në Facebook ka kujtuar sot akademikun dhe profesorin Fehmi Agani, në 23 vjetorin e vdekjes së tij.
Gërvalla shkruan se ‘trurin e rezistencës civile shqiptare të viteve të 90-ta në Kosovë, një ndër arkitektët më të rëndësishëm të lirisë dhe pavarësisë sonë’.
Postimi i plotë:
Me respektin më të madh e kujtojmë trurin e rezistencës civile shqiptare të viteve të 90-ta në Kosovë, një ndër arkitektët më të rëndësishëm të lirisë dhe pavarësisë sonë, profesorin e dashur Fehmi Agani./Bota sot