Publikohet raporti i fundit, ja sa raste të reja me koronavirus u regjistruan në Kosovë

Aktuale

Publikohet raporti i fundit, ja sa raste të reja me koronavirus u regjistruan në Kosovë

Më: 7 maj 2022 Në ora: 13:50
Foto ilustrim

10 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Këto raste janë konfirmuar pas testimit të mbi 700 mostrave.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 13 pacientë.

Numri i rasteve aktive është 403.

Njoftimi i plotë

07 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 211 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.987 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 101.960 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 687 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.597.

Në total numri i rasteve aktive është 403.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat