Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka mirëpritur anulimin e konkursit në KEK, i cili së fundi ishte përfolur se ishte zhvilluar me shumë parregullësi dhe ndikim të drejtpërdrejt nga partia në pushtet.
Kadrijaj, meritat për anulimin e këtij konkursi ia ka dhënë mediave dhe opozitës.
Njëherit, deputetja e AAK tha se meritë të veçantë ka op inioni kritikues i djalit të dëshmorit, të cilit iu mohua e drejta për t'u punësuar.
"Opozita duhet të jetë aleat me mediat kritikuese dhe mbikqyrëse e transparencës së Qeverisë", tha Kadrijaj.