Moderatori shqiptar Blendi Fevziu ka njoftuar se ka shkuar në Hagë ta vizitoj ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po akuzohet për krime lufte.
Fevziu përmes një video në Facebook ka njoftuar për vizitën e tij duke thënë se në Hagë po qëndrojnë disa nga luftëtarët e lirisë së Kosovës.
“Një vizitē në Hagë pēr të takuar drejtuesin politik të UÇK – së, ish Presidentin dhe ish Kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi.
Bashkë me të janë edhe disa nga luftetarēt shqiptarē pēr lirinē e Kosovës”, tha Fevziu.