Një fotografi e disa radiatorëve të vjetër dhe të ndryshkur, qarkullon shpesh në internet, që të jep përshtypjen e kaosit urbanistik që mbretëron në lagjen e kryeqytetit Mati 1.
Të njëjtën fotografi, e ka publikuar në Facebook edhe historiani Jahja Drançolli.
“Mirë se vini në lagjen Mati të Prishtinës”, ka shkruar ai në hapësirën e mbishkrimit të fotografisë.
Ndryshe, Mati 1 shihet si një prej lagjeve më kaotike të Prishtinës.
E mbipopulluar dhe me rrugë të ngushta, lagjja ka qenë shpeshherë edhe subjekt mahish në botën virtuale për shkak të problemeve të shumta.