Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër ka shënuar 32 vjetorin e themelimit të saj.
Ishte kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku që publikoi pamjet ku shihej e mbushur salla me simpatizantët e kësaj partie.
Për mbushjen e sallës me anëtarë të LDK-së në Zvicër, analsiti politik Xhevdet Pozhari thotë se është meritë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, LVV-ja ka meritë të madhe pasi që partitë tashmë e kthyen shikimin kah diaspora.
“LDK e paska mbushur sallën në Zvicër. Vetëvendosje e ka një meritë të madhe që krejt partitë tani e kthyen shikimin kah diaspora.
Është koha që të vihet në përdorim edhe potenciali i tyre intelektual, e jo vetëm ai material!”, shkruan Pozhari në facebook.