Armend Zemaj: LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët në çdo hap politik

Aktuale

Armend Zemaj: LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët në çdo hap politik

Nga: A.SH Më: 8 maj 2022 Në ora: 00:48
LDK

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër ka shënuar 32 vjetorin e themelimit të saj.

Deputeti nga radhët e saj, Armend Zemaj ka thënë se lidhja është besëlidhje për një Kosovë që e duam të gjithë.

Postimi në Facebook:

LIDHJA NË ZVICËR

Lidhja jonë në mërgatë është lidhje e vlerave, e ideve, e kontributit kombëtar - është besëlidhje për një Kosovë që e duam të gjithë. Në mërgatë, angazhimi ynë do të jetë shumë më i madh sepse LDK do të udhëtojë me bashkëatdhetarët tanë në çdo hap të vetin politik. Ky është veçse fillimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat