MSH publikon raportin e fundit: Ja sa persona u infektuan me Covid-19

Aktuale

MSH publikon raportin e fundit: Ja sa persona u infektuan me Covid-19

Më: 8 maj 2022 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton për gjashtë qytetarë me koronavirus brenda 24 orëve të fundit, nga 797 testime të bëra.

Janë shëruar edhe 19 qytetarë, teksa nuk është shënuar asnjë vdekje.

Në total numri i rasteve aktive është 390.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

08 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

 Në 24 orët e fundit janë dhënë 48 doza të vaksinës kundër COVID-19.
 Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.035 doza të vaksinës.
 Deri më sot 822.309 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
 Deri më sot janë dhënë 101.985 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
 Nga 797 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
 Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. 
 Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.616.
 Në total numri i rasteve aktive është 390.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat