Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka publikuar një video teksa shihet gazetari Baton Haxhiu duke i bërë pyetje Sllobodan Millosheviqit.
Kjo video është nga konferenca 6 marsit 1991 e përbashkët me Kroacisë, Franjo Tugjman, përcjell “Bota sot”.
Është Haxhiu i cili i parashtron pyetjen Millosheviqit:
“Gjithashtu, nëse bën, kam një pyetje për Z. Millosheviq. Kriter modern për krijimin e shtetit janë numri i banorëve dhe vullneti politik i popullatës. Kur do të lirohet politika serbe nga mitologjia e shekullit 19 dhe t’i lejojë popullit shqiptar në Kosovë ta arrijë të drejtën legjitime që i takon e që është, ta ketë Republikën e vet, si shpresoj unë, në Unionin e ardhshëm të republikave sovrane?”, pyet Haxhiu.
Ndërsa pa nguruar fare, Millosheviqi i konsideron shqiptarët të Serbisë:
“Ne shqiptarëve mund të iu ofrojmë vetëm barazi, dhe asgjë më shumë se barazi, ata janë qytetarët e Serbisë. Shtet të veçantë në tokën e Serbisë nuk mund të ofrojmë”, u shpreh Millosheviqi.
E ish-kryeminsitri Berisha shkruan bashkangjitur videos:
“Sllobo e thoshte haptas kurse Geobelsi i tij Vuçiç perpiqet ta maskoje!”