Haradinaj kërkon nga shtetet e BE-së që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës

Aktuale

Haradinaj kërkon nga shtetet e BE-së që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës

Më: 9 maj 2022 Në ora: 11:17
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e 9 Majit, Ditës së Evropës i ka bërë thirrje shtetëve anëtare dhe instuticioneve të BE-së që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta evropiane, dhe sipas tij vizioni i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Haradinaj ka kërkuar nga shtetet anëtare të BE-së që të mos vazhdojmë të mbajnë kosovarët të izoluar.

Kosova i ka përqafuar vlerat e përbashkëta europiane dhe vizion i saj i palëkundur është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.  Sot në Ditën e Evropës edhe njëherë i bëjmë thirrje shteteve anëtare dhe institucioneve të BE-së, që të njohin dhe pranojnë të arriturat e Kosovës, dhe të mos vazhdojnë të mbajnë qytetarët e Kosovës edhe më tutje padrejtësisht të izoluar nga familja të cilës natyrshëm i takojnë”, tha Haradinaj.

“Më shumë Evropë në Ballkan do të thotë më shumë mundësi, rritje e zhvillim”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat