Policia e Kosovës ka thënë se asnjë person nuk është lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në parkingun nëntokësor në Prishtinë të hënën.
Në një njoftim për media, Policia tha se njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje.
“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Dëshimtarët nga vend-ngjarja kanë treguar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:30.