Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian për shkak të mosdhënies së liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.
Ajo përmes një shkrimi në faqen e saj në Facebook ka thënë se Kosova po kushtëzohet për vizat si asnjë vend tjetër që ka marrë liberalizmin.
Reagimi i saj:
Në vend të urimit, një kritikë për Evropën!
Populli me pro-evropian, sot shënon Ditën e Evropës në izolim, pavarësisht faktit se i kemi plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për liberalizim.
Mbi të gjitha Kosova, kushtëzohet me kritere që asnjë vend tjetër s’i kishte më parë.
Qytetarët e Kosovës, meritojnë lëvizje të lirë, mungesa e liberalizimit të vizave, është një padrejtësi e madhe nga ana e BE-së