Ish-presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka takuar sot miken e madhe të shqiptarëve, ish-sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton në Nju Jork.
Në një postim në Facebook, Jahjaga ka thënë se gjatë takimit u diskutua mbi të arriturat dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe rajoni.
“Gjithmonë falënderuese për rolin kyç që sekretarja Clinton dhe administratat amerikane e kanë luajtur për të sjellë paqe në Kosovë dhe për të na ndihmuar në shtet-ndërtimin tonë.
Pas tërë këtyre viteve miqësia jonë vazhdon të jetë e fortë dhe është simbol i miqësisë së pathyeshme mes Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar Jahjaga.