Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani këto ditë ka qëndruar për vizitë zyrtare në disa nga shtetet e Amerikës Latine, të cilat janë vende mike të shtetit tonë, përcjell "Bota sot".
Osmani sot mori pjesë bashkë me shumë liderë të tjerë botërorë, në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit të Republikës së Kosta Rikës, z. Rodrigo Chaves.
Ajo ka përfaqësuar denjësisht shtetin e Kosovës në këtë ceremoni.
Presidentja Osmani e ka uruar Presidentin Chaves në marrjen e detyrës së tij të re, duke i uruar suksese në përfaqësimin e popullit të Kosta Rikës.
“Pavarësisht distancës, partneriteti ynë është unik, i themeluar në shtyllat e miqësisë, e vlerave tona të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë e paqes. Tani, është detyra jonë e përbashkët, si të zgjedhurit e popujve tanë, që t’i përafrojmë shtetet tona edhe më shumë” ka thënë Presidentja Osmani.
Përveç tipareve intelektuale, presidentja është shfaqur madhështore edhe për nga pamja e jashtme.
Në një foto të publikuar në profilin e saj në Facebook, Osmani ka falënderuar shtetin nikoqir për mikëpritjen, në gjuhën shqipe, si dhe në gjuhën latine.
“Faleminderit Kosta Rika. Ha sido un honor!(Ishte nder) ”, shkroi Presidentja Osmani.