24 vjet më parë në Llapushnik të Drenasit u zhvillua beteja e ashpër ndërmjet forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pushtuesve serbë, e njohur si Beteja e Grykës së Llapushnikut.
E ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar Betejën e Grykës së Llapushnikut, duke thënë se kjo betejë është ndër betejat më të lavdishme të forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave pushtueve serbe.
Mehaj tha se qëndresa e luftëtarëve në këtë betejë ndikoi në rrjedhën e zhvillimeve në vijimësi të luftës çlirimtare në të gjithë vendin.
“Sot kujtojmë 24 vjetorin e Betejës së Grykës së Llapushnikut duke nderuar si një ndër betejat më të lavdishme të forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave pushtuese serbe. Qëndresa e luftëtarëve të lirisë në këtë betejë ndikoi shumë në rrjedhën e zhvillimeve në vijimësi të luftës çlirimtare anekënd vendit”, ka shkruar Mehaj.
“Lavdi të gjithë heronjëve të kësaj beteje dhe gjithë të rënëve për Lirinë e Kombit dhe Atdheut”, shtoi ai.