Sot, me nder e kranari kujtojmë e vlerësojmë lartë, luftën dhe sakrificën e tyre në çlirimin e vendit tonë. Kështu ka shkruar në Facebook, ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.
“Edhe sot 23 vite pas, e kemi për obligim që të bëhemi bashkë për të jetësuar amanetin e dëshmorëve duke zhvilluar shtetin tonë.
Dëshmorët dhe martirët e Lirisë janë nderi dhe krenaria jonë e përjetshme.
Lavdi dëshmorëve, Afrim Behrami, Ismet Osmani e Xhevdet Dobrani si dhe gjithë të rënëve në altarin e lirisë”, ka shkruar ai.