Emisari special i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, është takuar me ministrin e jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu.
Në një postim në Twitter Lajçak ka shkruar se me ministrin e jashtëm turk ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor e në veçanti dialogun Kosovë – Serbi.
“Faleminderit Mevlüt Çavuşoğlu për mikpritjen, mbështetjen për punën time dhe diskutimin tonë të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor, në veçanti Dialogun”, shkruan ai në Twitter.
Ky takim me ministrin e jashtëm turk vjen pas darkës që Lajçak ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Berlin.