Një burrë i moshës rreth 40-vjeçare është vrarë sot në Kaçanik.
Sipas mediave lokale, viktima është Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut.
Rastin e vrasjes e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli ka thënë se një tjetër person ka mbetur i plagosur.
Policia identifikon autorin e vrasjes në Kaçanik, ndodhet në arrati
Policia ka identifikuar autorin i cili qëlloi me armë në drejtim të vëllezërve Kastriot dhe Hasan Berisha nga Dubrava e Kaçanikut, ku ky i fundit nuk ka mundur tu mbijetoi plagëve dhe ka vdekur në vend të ngjarjes ndërsa Kastrioti është dërguar në QKUK ku po merr ndihmën e mjekëve.
Organet e rendit kanë konfirmuar se i dyshuari ndonëse është identifikuar, i njëjti ndodhet ende në arrati.