Deputeti i listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka thënë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po vazhdon takimet e saj të suksesshme diplomatike në SHBA.
Sipas tij, potenciali për shtrirjen diplomatike të vendit tonë po rritet çdo ditë
Postimi në Facebook:
Potenciali i shtrirjes diplomatike të Kosovës po rritet çdo ditë.
Pas takimeve më se të suksesshme në vendet e Amerikës latine, Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon turin e saj të suksesshëm diplomatik me takime të rëndësishme në djepin e demokracisë e aleatin tonë të përjetshëm - SHBA.
Për ta përmbyllur më vonë vizitën në vendet demokratike të Europës lindore post sovjetike tani anëtarë të BE-së.
Ky prezentim është pamje e re e shtetit të ri Kosovës para botës demokratike e përfaqësuar denjësisht me liderët e saj që po ua zbardhin fytyrën vendit të tonë kudo që po shkojnë.
(kolazhi nga vizitat në vendet Amerikës latine)