Vizita në Hagë e Edi Ramës, reagon kryetari i PDK-së

Aktuale

Vizita në Hagë e Edi Ramës, reagon kryetari i PDK-së

Nga: A.SH Më: 10 maj 2022 Në ora: 19:32
Memli Krasniqi, foto ilustrim nga "Bota sot"

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Hagë.

Ai ka falënderuar kryeministrin Edi Rama për kujdesin vëllazëror që sipas tij ai po tregon ndaj Kosovës.

Shkrimi në Facebook:

Falemnderit nga zemra Kryeministrit Edi Rama për kujdesin vëllazëror që po tregon ndaj Kosovës. Sot, me vizitën e tij në Hagë, te Presidenti Hashim Thaçi, ai u kujdes për Kosovën dhe na rikujtoi se vlerat tona solidare janë të përtejkufijshme – siç ishin edhe në ditët më të vështira kur populli shqiptar i Kosovës po luftonte për lirinë e tij.

Kjo vizitë është nderim i lartë ndaj vlerave më të shenjta kombëtare e të historisë më kuptimplotë të popullit shqiptar - luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për mbrojtën e të cilave djemtë e saj po e bëjnë edhe një betejë.

Duke i kujtuar fjalët e Presidentit Thaçi, në letrën e tij për ju, z. Rama, shpresoj që sa më parë të takoheni duke frymuar nën qiellin e bukur dhe diellin që ngroh Shqipërinë dhe Kosovën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat