Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, sot do të raportojë para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Në njoftimin e lëshuar nga Kuvendit thuhet se mbledhja e Komisionit do të fillojë nga ora 13:00.
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës ,Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-027, për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-010, për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,Shqyrtimi i Projektligjit 08/L-070 për Pijet e forta alkoolike,Raportimi i Ministrit të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,Të ndryshme.