Ky është vendimi i fundit për gjinekologun që sulmoi profesoreshën

Aktuale

Ky është vendimi i fundit për gjinekologun që sulmoi profesoreshën

Më: 11 maj 2022 Në ora: 09:17
Hatixhe Latifi-Pupovci

Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht dje në vendin e saj të punës, nga prindi i një studenti, i cili është po ashtu mjek me profesion.

Pupovci ka thënë se është sulmuar fizikisht nga gjinekologu Arsim Gashi, i cili, siç ka thënë ajo, është ndarë i pakënaqur me notën që e ka vlerësuar ajo djalin e tij student.

Ndërkohë Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka shkuar në zyrën e viktimës femër kosovare (profesoreshë në fakultet) dhe e ka sulmuar fizikisht viktimën. Arsyeja e sulmit ndërlidhet me vlerësimin e “pa drejtë” në provim, që ka bërë viktima ndaj djalit të të dyshuarit. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.  

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat