Shumë qytetarët të Kosovës e shumica e të rinjve vitet e fundit kanë shkuar për të jetuar e punuar në vendet perëndimore, e kryesisht në Gjermani.
Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se ky fenomen është problem jo vetëm për Kosovën, por edhe vendet e tjera.
“Ikja e të rinjve duhet të jetë brengë institucionale, të punojmë që të kemi motivim për të rinjtë dhe ata të shohin ata të ardhmen këtu. Sot në ambasadat e huaja aplikojnë për viza mijëra kosovarë, kjo është alarmante për Kosovën”, theksoi ai sot në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`.
Sipas tij Kosova ka nevojë për fabrika të reja. “Të rinjtë mendojnë se Evropa i realizon ëndrrat e tyre, Evropa nuk është ajo që ka qenë vite më parë. Ne kemi nevojë për kampanja vetëdijësuese për të rinjtë”, theksoi ai.
Gërxhaliu i cili për disa vitet ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka kërkuar dialog publiko-privat në Kosovë, dialog i cili mund të sjellë një vizion të ri për të ardhmen e Kosovës.
Kosova është një vend ku penetrimi i internetit dhe digjitalizimi është në nivel shumë të lartë. “Sot ka shumë mundësi për vende pune në Kosovë në fushën e IT-së, kjo është gjë pozitive. Ne duhet të promovojmë fushën e IT-së, Kosova ka shumë potenciale për këtë fushë”, theksoi Gërxhaliu.