Gjatë ditës së djeshme në Gjykatën Speciale në Hagë, krerët e UÇK-së të cilët janë të burgosur aty, janë befasuar nga vizita e kryeminsitrit shqiptar, Edi Rama.
Kjo vizitë në Kosovë është komentuar në mënyra të ndryshme.
Pati pyetje se pse edhe kryeminsitrti i Kosovës, Albin Kurti nuk po shkonë që t’i vizitojë në Hagë.
Megjithatë, ishte minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pak kohë më parë e cila nuk është pranuar nga të burgosurit e Specialës.
Për këtë çështje, analisti politik, prof. dr. Binak Maxharraj me të drejtë pyet se a do të pranone Hashim Thaçi një vizitë nga Albin Kurti?
Ai tutje pyet poashtu se, a do të pranonte edhe Kurti që të shkonte për vizitë atje.
Këtu pyetje Maxharraj i bëri në rrjetin social facebook.
Postimi i plotë:
A DO TË PRANONTE HASHIM THAÇI NJË VIZITË NGA ALBIN KURTI?
Sot në media u parashtru një pyetje bukur interesante e cila ka të bëjë me atë se:
A do të pranonte Hashim Thaçi një vizitë nga Albin Kurti?
Dihet se ministren e drejtësisë Albulena Haxhiun e ka refuzuar, por Abelard Tahiri i PDK-së mendon se Thaçi do ta pranonte Albin Kurtin për vizitë?
Mendoj se kjo pyetje mund të parashtrohet edhe pak si ndryshe se:
Se a do të pranonte Albin Kurti të shkojë në një vizitë te Hashim Thaçi?
Në këtë pyetje nuk mund të japë përgjigje askush tjetër pos vet kryeministri Kurti.