Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci bashkë me delegacionin e Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje nga Kuvendi i Kosovës, kanë qëndruar në Maqedoni.
Aty janë pritur nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje i Kuvendit maqedon.
Ata janë takaur edhe me minsitrin e Brendshëm Oliver Spasovski dhe Nazim Bushi zëvendësminsitër.
Bajqinovci ka shkruar se, gjatë këtyre takimeve u diskutua rreth bashkëpunimit mes komisioneve homologe për shkëmbimin e përvojave dhe kontrollin demokratik mbi institucioneve e sigurisë.
Sipas tij, situata e sigurisë në rajon sidomos pas agresionit rus mbi shtetin sovran të Ukrainës ishte preokupim i dy shteteve.
Postimi i plotë:
Me ftesë zyrtare, Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës po qëndron në Republikën e Maqedonisë së Veriut, aty u pritëm nga Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut z.Talat Xhaferi dhe Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Gjatë vizitës zyrtare jemi pritur nga ministri i Brendshëm Oliver Spasovski dhe Nazim Bushi Zv.ministër i Brendshëm.
Në Ministrinë e Mbrojtjes me ministren e Mbrojtjes Sllavjana Petrovska.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua rreth bashkëpunimit mes komisioneve homologe për shkëmbimin e përvojave dhe kontrollin demokratik mbi institucioneve e sigurisë.
Situata e sigurisë në rajon sidomos pas agresionit rus mbi shtetin sovran të Ukrainës ishte preokupim i dy shteteve.
Poashtu në çdo takim kemi kërkuar mbështetjen e shtetit Maqedonas për anëtarësimin e Kosovës në gjithë mekanizmat ndërkombëtar.