Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj B.N. dhe D.M., zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.
Të dyshuarit gjatë periudhës shtator 2011-gusht 2018, në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana përfitim të kundërligjshëm.
Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas Kodit Penal të Kosovës, thuhet në komunikatë.