Partia Demokratike e Kosovës nesër do të prezantoj programin e “Qeverisë në Hije”.
Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i kësaj partie, Betim Gjoshi në një intervistë në Context.
“Plani i Qeverisjes së Mirë ka një udhëheqës, ka disa ndihmës që luajnë rolin e zv. kryeministrit, ka një format të departamenteve që tregojnë se si do të duket një qeverie në të ardhmen e PDK-së”, ka thënë Gjoshi.
“Këtë qeveri do ta udhëheq Memli Krasniqi derisa departamentet do të udhëhiqen prej ekspertëve të fushës”, tha ndër tjerash ai.
Kujtojmë që një plan të tillë PDK e pati organizuar edhe para pavarësisë në kohën kur ishte opozitë e LDK-së së Ibrahim Rugovës.