Sonte në medie u raportua për një përleshje në rrugën “Arben Xheladini”, ku dy persona mbeten të lënduar si pasojë e therjes me thikë.
Sinjali ka mësuar se viktimat që pësuan nga goditjet me thika janë babë e bir.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së QKUK-së, kanë bërë te ditur se të lënduarit janë suke marrë trajtim mjekësor, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.
Sipas të njëjtave burime, djali që u ther me thikë i është përkeqësuar gjendja pasi ka gjakderdhje të madhe si pasojë e sulmit.
Ende nuk dihen motivet e kësaj përleshjeje.