Arifi akuzon Sinanin se ka keqpërdoruar donacionin e Qeverisë së Kosovës

Aktuale

Arifi akuzon Sinanin se ka keqpërdoruar donacionin e Qeverisë së Kosovës

Më: 11 maj 2022 Në ora: 23:33
Shqiprim Arifi dhe Ardita Sinani

Kryetari i Preshëvës, Shqiprim Arifi ka akuzuar paraardhësen e tij se ka keqpërdorur donacionet e qeverisë së Kosovës.

Arifi përrmes një shënimi në Facebook, ka thënë se Sinani me paratë e donacionit të ish-kryeministrit Haradinaj për Parkun e Paqes në Preshevë, ka paguar pllaka trotuari për një kompani lokale.

“Ish-pushteti lokal në Preshevë, Ardita Sinani ka keqpërdorur donacionin e Republikës së Kosovës, gjegjësisht dhuratën e ish-kryeministrit Haradinaj për Parkun e Paqes në Preshevë.

Në punimet e seancës së radhës në Kuvendin Komunal, tek pika e Rebalansit të Buxhetit të Komunës së Preshevës, kam hasur një keqpërdorim të rëndë nga ish-pushteti lokal i Ardita Sinanit (PVDSH), të donacionit nga Republika e Kosovës, gjegjësisht ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, për ndërtimin e Parkut të Paqes në Komunën e Preshevës si dhuratë për Komunën e Preshevës nga vëllezërit dhe motrat tona – taksapagues të Republikës së Kosovës”.

“Me indinjatë të thellë ndajë me ju, dokumentin ku Ardita Sinani me mjetet e këtij donacioni nga ish-qeveria Haradinaj, ka paguar pllaka trotuari për kompaninë lokale, sponzor i ish-qeverisjes së pazareve”.

Arifi ka premtuar se donacioni i Qeverisë së Kosovës do të shkojë në investimin e destinuar.

“I siguroj të gjithë qytetarët e Komunës së Preshevës si dhe qeverinë e Republikës së Kosovës që do të zgjidhim këtë keqpërdorim të theksuar nga ish-pushteti lokal për të vazhduar edhe më tej punimet e projektit të parkut, me donacionin nga Republika e Kosovës”, ka deklaruar Arifi.

Që nga shkarkimi i Sinanit dhe zgjedhjes së Arifit në krye të Komunës së Preshevës, ka pasur përplasje të forta mes dy kampeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat